U rikonstruktua zona e repartit ku zhvillohet prodhimi i të gjitha artikujve të SHLV-së, duke përmirësuar kushtet e punës dhe organizimin e procesit të prodhimit.
Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ka përfunduar rikonstruktimin e zonës së repartit të prodhimit, aty ku realizohen të gjitha produktet e institucionit, si faturat, pullat, biletat dhe formularët me numra serialë.
Punimet përfshinë rikonstruksionin e ambienteve të repartit dhe riorganizimin e hapësirave të punës. Kjo e bën më të qartë dhe më të sigurt rrjedhën e procesit të prodhimit, nga përgatitja e letrës deri te përpunimi përfundimtar i produkteve.
Me këtë investim, institucioni krijon kushte më të mira pune për punonjësit e repartit dhe forcon standardet e cilësisë dhe të sigurisë në prodhimin e dokumenteve me vlerë.






Ensaf
\"Empower comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering.\".
Ensaf
\"Comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering empower.\"
Ensaf
\"The Comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering empower.\"