Reparti i prodhimit u pajis me sistem ajri të kondicionuar, për kushte më të mira pune dhe për ruajtjen e cilësisë së materialeve.
Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ka vendosur sistemin e ajrit të kondicionuar në repartin e prodhimit. Kjo ndërhyrje përmirëson ndjeshëm kushtet e punës për stafin, veçanërisht gjatë muajve me temperatura të larta.
Përveç rehatisë së punonjësve, kontrolli i temperaturës dhe i lagështisë ka rëndësi të veçantë për procesin e shtypit. Letra dhe bojërat janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të klimës, ndaj një mjedis i qëndrueshëm ndihmon në ruajtjen e cilësisë së materialeve dhe në funksionimin e rregullt të makinerive.
Ky investim vjen në vazhdën e rikonstruktimit të repartit dhe është pjesë e përpjekjeve të institucionit për një mjedis pune modern dhe për prodhim me cilësi të lartë.





Ensaf
\"Empower comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering.\".
Ensaf
\"Comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering empower.\"
Ensaf
\"The Comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering empower.\"