Sign up to get update news about us
Siguri · Identifikim · Liri Lëvizjeje

Dokumentet e identitetit dhe të udhëtimit përbëjnë një element themelor të sigurisë dhe identifikimit të qytetarëve, duke mundësuar ushtrimin e të drejtave dhe aksesin në shërbime publike e private. Në Shqipëri, dokumentet biometrike përfshijnë kartat elektronike të identitetit dhe pasaportat biometrike, të cilat përdoren për identifikimin e sigurt të shtetasve dhe, në rastin e pasaportave, për udhëtimin dhe verifikimin e identitetit në nivel ndërkombëtar.
Sistemi shqiptar i dokumenteve të identitetit mbështetet në teknologji moderne biometrike dhe mekanizma të avancuar sigurie, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale, parandalimin e falsifikimit dhe garantimin e autenticitetit të dokumenteve. Shqipëria është gjithashtu pjesë e ICAO Public Key Directory (PKD), një mekanizëm ndërkombëtar që mbështet verifikimin e sigurt të pasaportave biometrike.
Shërben si dokumenti kryesor i identifikimit të shtetasve shqiptarë dhe mundëson verifikimin e sigurt të identitetit në marrëdhëniet me institucionet dhe shërbimet publike.
Dokument udhëtimi që mundëson identifikimin e mbajtësit dhe përdoret për udhëtime ndërkombëtare. Siguria e saj mbështetet në elemente biometrike dhe teknologji të avancuara.
Dokumente të posaçme të udhëtimit dhe identifikimit për kategoritë përkatëse të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar.
Në sistemin shqiptar përfshihen gjithashtu dokumente biometrike dhe dokumente udhëtimi për kategori të caktuara të shtetasve të huaj me qëndrim në Republikën e Shqipërisë.
Përtej dokumenteve të identitetit dhe të udhëtimit, infrastruktura kombëtare e dokumenteve të sigurta përfshin një gamë të gjerë produktesh të personalizuara, të cilat kërkojnë standarde të larta sigurie, gjurmueshmërie dhe cilësie në procesin e prodhimit.