We provide specialized winterization services to safeguard your pool during the off-season, and when spring arrives, we handle the thorough opening process.

SHLV shton në repartin e prodhimit makineri të reja të vitit 2026

  • Lajme
  • SHLV shton në repartin e prodhimit makineri të reja të vitit 2026
Makineri të reja në repartin e prodhimit të SHLV

Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ka pajisur repartin e prodhimit me makineri të reja të vitit 2026, të certifikuara me standardin europian CE, për prerjen, palosjen dhe përpunimin përfundimtar të produkteve.

Shtypshkronja e Letrave me Vlerë vazhdon modernizimin e repartit të prodhimit me makineri të reja të vitit 2026. Të gjitha makineritë janë të pajisura me certifikatën CE, që garanton përputhshmërinë me standardet europiane të sigurisë dhe cilësisë.

Pajisjet e reja përfshijnë

  • Një thikë (gijotinë) e programueshme për prerjen e letrës, me ekran prekës dhe gjerësi prerjeje deri në 115 cm. Ajo pret me saktësi të lartë letrën para shtypit dhe produktet pas shtypit, dhe lejon ruajtjen e programeve të prerjes për punë të përsëritura.
  • Një makinë automatike për palosjen e letrës, që i paloson produktet pas shtypit në formatet e kërkuara, me shpejtësi dhe saktësi, duke ulur ndjeshëm punën manuale.
  • Një makinë për përpunimin përfundimtar të produkteve, që plotëson procesin e prodhimit në fazën e fundit para shpërndarjes.

Këto investime rrisin kapacitetin prodhues të institucionit, shkurtojnë kohën e realizimit të porosive dhe përmirësojnë cilësinë e produkteve përfundimtare. Njëkohësisht, makineritë e reja ofrojnë kushte më të sigurta pune për stafin e repartit.

Me këtë hap, Shtypshkronja e Letrave me Vlerë forcon angazhimin e saj për të ofruar produkte të sigurta, të sakta dhe me cilësi të lartë për institucionet publike dhe sektorin privat.

Comments are closed

1 Comment

  • December 24, 2024

    Ensaf

    \"Empower comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering.\".