Sign up to get update news about us
Teknologji · Precizion · Kapacitet

Shtypshkronja e Letrave me Vlerë disponon një park të plotë makinerish për të gjitha fazat e prodhimit: nga përgatitja dhe prerja e letrës, shtypi offset dhe rotativ, numërimi dhe printimi dixhital, deri te përpunimi përfundimtar i produkteve.
Kjo infrastrukturë i mundëson institucionit të realizojë brenda një cikli të vetëm prodhimi dokumente me vlerë, si fatura, pulla, bileta dhe formularë me numra serialë, me cilësi të lartë, saktësi dhe kontroll të plotë në çdo hap.
Makineritë janë të grupuara sipas fazës së prodhimit ku përdoren.
Shtyp çdo lloj punimi me 1 deri në 4 ngjyra njëherësh.
Shtyp të gjitha llojet e punimeve me 1 deri në 4 kalime.
Shtyp punime të ndryshme deri në 4 kalime, me cilësi të lartë.
Shtyp punime me 4 kalime, me numërator inkjet të integruar.
Shtyp punime deri në 4 ngjyra njëkohësisht, me numërator inkjet. Kollatori mbledh kopjet dhe vendos numëratorin mekanik.
Vendos numrat serialë në të gjitha punimet që vijnë nga shtypi i makinerive offset.
Vendos numrat serialë në të gjitha punimet që vijnë nga shtypi i makinerive offset.
Një printer me ngjyra dhe një bardhë e zi, për printimin e materialeve me ngjyra dhe bardhë e zi.
Prerja dhe mbledhja sipas radhës e punimeve pas procesit të shtypit rotativ.
Pret letrën para fillimit të shtypit dhe produktet pas shtypit në përmasat e duhura.
Birosin pullat, biletat, faturat dhe çdo produkt tjetër që ka nevojë për birosje dhe perforim.
Palosin produktet pas shtypit në përmasat që kërkohen.
Qepin të gjitha llojet e punimeve që nevojiten, sipas modelit.
Nga prerja e letrës, shtypi offset dhe rotativ, numërimi dhe printimi dixhital, deri te birosja, palosja dhe qepja, i gjithë procesi i prodhimit kryhet brenda Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, duke garantuar kontroll të plotë, siguri dhe gjurmueshmëri.